Shera Beton
  • Home
  • Galeria
  • Historiku
  • Lajmet
  • Kontakti
  • Banesa
Një emër një kompani, shumë punë cdo gjë me cilësi.Si cdo kompani, ashtu edhe Shera Beton ka etapat e sajë zhvilluese, vështirësit, mundimet e sukseset e pandalshme. është e lehtë të renovosh një shtëpi, por është e vështirë ta fillosh të ndërtosh që nga fillimi. Kur puna kryhet me dinjitet dhe cilësi kurr nuk do të mungojnë sukseset. Në shi e në borë, në diell në ftoht, e bënë që sot këtu të jetë Shera Beton. Guximi I madh e bëri që sot të ekzistoj Shera Beton.
  • 1995 këtë vit u formua Shera Beton, realisht në fillim kishte emërtimin SHERA, këtë vit filluan si fillestar në këtë lëmi, me një bager të vogël dhe një kamion të asaj kohe, si cdo punë që ka veshtirësi në fillim, qëllimi ishte I fuqishëm, SHERA u kap më forcë fizike e psikike, filluan shit blerjen e rërës, kërkesat që aso kohe ishin të mjaftushme më punë të vazhdushme, gradualisht duke fituar klient ,puna ecte mirë por ngadalë.
  • 1997 blerja e një kamionit ishte forcë shtesë, gradualisht duke u zgjeruar në rrethin e sajë, këtë vite filluan edhe llojet e rërës I II III edhe pse kohë e vjetër me mjete të vogla, cilsia e puna ishte e nivelit të lart që në fillim të asaj kohe, punonin kurdo dhe kudo, cdo klient ishte mëse i knaqur me shërbimet tona, arsyeja ishte puna me korrektsi dhe pastërti etike të punës.
  • 1999-2000 hapat me te fuqishme i kapem në këtë vit, mbrenda këti viti u shtua edhe një kamion, punë e lodhshme por teje fitmprurese, cdo ditë e më tepër në këto vite ishte rritje për ne, pa ndal punonim dite e natë, ky vit ishte një “shtyllë” e fuqishme për vazhdim të mëtutjeshem, një vullnet i madhe për ta mbajtur këtë kompani edhe më të zhvillueshme. Nga përfitimet gjat keti viti, Shera shënoi kulmin e vet, suksesin e jetës dhe motivin e punës, pastaj punonte gradualisht nga ky vit edhe me hapjen e bodrumeve,kanalave.
  • 2004 kthese e madhe u cilesua ky vit, ku Shera shndërroi emrin në kompanin e tashme SHERA BETON, këtë vitë u hapë makineria e betonit, për beton te gatshëm “Betonjerka”. Ky  vit shënoi kulmin e tyre, ishte rreziku më i madh i kësaj kompanie kur për hapjen e kësaj botenjerke u deshën një investim të asaj kohe hiq më pak se 200mijë euro, një kthesë që nëse dështon shumë gabon, por nuk ishte kështu, kjo kthes shënoi edhe kulmin e kompanisë. Për veq që fitonte Shera beton si kompani , u be mirë edhe për bashkqytetarët për te cilët u hapen disa vende te reja pune. Puna vazhdonte pa ndërpre, dhe me këtë vazhdim njëkohsisht u rrit edhe numri i të punsuarve. Kështu betoni kërkonte rërë, dhe vendosen dicka tjetër, te hapim edhe një seperacion të rërës.
  • 2007 u hap edhe seperacionin i rërës në Bujanoc, ku pastaj u bë mirë edhe për familje të tjera për të cilët u hapen vende të reja pune. Kështu puntoria u shtua edhe më shumë.

Sherabeton 2022


  • Home
  • Galeria
  • Historiku
  • Lajmet
  • Kontakti
  • Banesa